← Të gjitha projektet

PROJEKT I IZI-T

Utopian Kosova

Nëntor–dhjetor 2025 · Prishtinë

Nismë artistike dhe kulturore ku të rinjtë imagjinojnë Kosovën e së ardhmes.

Publiku duke ndjekur aktivitetin e ekspozitës Utopian Kosova.
Aktiviteti Utopian Kosova · 23 nëntor

Projekti

Utopian Kosova është një nismë artistike dhe kulturore e udhëhequr nga të rinjtë. Përmes punëtorive, ligjëratave dhe ekspozitës Piecemeal Utopia në Zanzi Jazz Bar, pjesëmarrësit e përdorën artin për të menduar dhe diskutuar Kosovën ku duan të jetojnë.

Qëllimi

Ta aktivizojë imagjinatën e të rinjve si forcë për ndryshim shoqëror dhe t’i përfshijë ata në mënyrë kuptimplote në krijimin e një të ardhmeje të qëndrueshme.

Financimi

Projekti u financua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

  • Pjesëmarrje kuptimplote
  • Imagjinatë
  • Art dhe kulturë
  • E ardhme e qëndrueshme

Fotografi

Mbështet një projekt si ky

Po sikur…

…një hapësirë e harruar në lagjen tënde të bëhej vendi ku takohen idetë?

Ktheje në ide