
Rreth IZI-t
IZI është organizatë rinore me fokus tek inovacioni social dhe kreativ. Ne krijojmë hapësira ku të rinjtë mund të bashkëpunojnë përtej disiplinave dhe të adresojnë në mënyra kreative sfida të ndryshme shoqërore.
Funksionalizojmë kreativitetin dhe potencialin tek të rinjtë
IZI nisi si një ide e studentëve universitarë nga fusha të ndryshme, të cilët vërenin të njëjtin fenomen: problemet shoqërore trajtohen vazhdimisht, por shumë zgjidhje mbesin të përkohshme ose të dala jashtë mode.
Kjo u bë bazë për një organizatë të interesuar jo vetëm për projekte, por për modele dhe mënyra më të mira që komunitetet t’u përgjigjen sfidave të përbashkëta.
Kush jemi
Iniciativa për Zgjidhje Inovative (IZI) është organizatë joqeveritare rinore me seli në Prishtinë, e regjistruar në vitin 2024. Punojmë me kreativitetin si mënyrë për t’i kuptuar dhe trajtuar sfidat shoqërore. Përmes artit, teatrit, fotografisë, punëtorive dhe diskutimeve publike, u japim të rinjve hapësirë që idetë e tyre t’i kthejnë në veprim.
Jemi pjesë e rrjetit BGN, bashkë me organizata të tjera që punojnë me komunitetet dhe kulturën në Kosovë. Deri tani kemi realizuar projekte në Prishtinë dhe Rahovec dhe kemi bashkuar të rinj nga Kosova dhe Serbia përmes fotografisë dhe teatrit. Nga puna jonë kanë dalë ekspozita, një shfaqje teatrore, një udhëzues praktik, raporte dhe rekomandime që mund t’i përdorin edhe të tjerët.
Na udhëheqin pesë vlera: pjesëmarrja kuptimplote e të rinjve, gjithëpërfshirja, zëri qytetar, diversiteti dhe e ardhmja e qëndrueshme. Besojmë se zgjidhjet më të mira lindin kur njerëz me përvoja të ndryshme kanë hapësirë të flasin, të krijojnë dhe të vendosin bashkë.
Jemi të hapur për partneritete në Kosovë, në rajon dhe më gjerë, me organizata, institucione, shkolla, artistë dhe donatorë që duan të punojnë me të rinjtë. Nëse ke një ide për bashkëpunim, na shkruaj në info@izi.ngo.
Vlerat tona
Të rinjtë vendosin bashkë me ne, nga pyetja e parë deri te rezultati. Ata janë bashkëkrijues në çdo hap.
Krijojmë hapësira ku secili mund të marrë pjesë, pavarësisht vendbanimit, prejardhjes apo mënyrës si shprehet.
I mbështesim të rinjtë që t’i ngrenë çështjet e tyre, të propozojnë zgjidhje dhe të dëgjohen nga ata që vendosin.
Bashkojmë njerëz me përvoja, gjuhë dhe disiplina të ndryshme rreth sfidave të përbashkëta.
Kërkojmë zgjidhje që zgjasin përtej një projekti dhe që komunitetet mund t’i çojnë vetë përpara.
